Lajmet e fundit
Nga takimi i përfaqësuesve të Komisionit për Integrime Evropiane me përfaqësues të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Italian
E Hënë, 20.02.2017
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, së bashku me nënkryetaren e Komisionit znj. Valdete Bajrami dhe anëtarin e Komisionit z. Bislim Zogaj, takuan sot z. Fabrizio Cichitto, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme i Dhomës së Deputetëve, të Parlamentit Italian, si dhe z. Emanuele Scagliusi dhe znj. Marietta Tideli, përfaqësues të Komisionit për Punë të Jashtme të po këtij parlamenti.
Në këtë takim u diskutua për punën dhe aktivitetet e Komisionit që ndërlidhen me zbatimin e MSA-së si, dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen në zbatimin e reformave me qëllim të përmbushjes së obligimeve të dala në procesin e integrimit.