Lajmet e fundit

Për nder të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi mbajti seancë solemne

E Enjte, 16.02.2017




Intonimi i himnit shtetëror, ka shënuar fillimin e seancës së sotme solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e kremtimit të 9-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Në këtë seancë, të cilën e kryesoi kryeparlamentari KadriVeseli, merrnin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kabineti qeveritar dhe përfaqësues diplomatik të shteteve mike të vendit tonë. 

Në fjalën e rastit, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi përshëndeti të pranishmit, ndër të tjera theksoi: "Më lejoni t'ua përcjell urimet që kemi pranuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump". Ndërkaq, duke falënderuar SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme për vendin tonë, presidenti Thaçi u shpreh mirënjohës edhe për krijimin e marrëdhënieve të veçanta midis dy shteteve dhe popujve.

Në vijim të fjalës së tij, presidenti vuri në spikamë përpjekjet dhe sakrificën e popullit për jetësimin e lirisë.

"Kjo është një ditë e shenjtë për neve dhe për gjeneratat që do të vijnë. Është dita kur është kurorëzuar sakrifica dhe penda, që qytetarët e Kosovës të jetojnë të lirë, të barabartë me të tjerët në shtetin e tyre. E kemi dëshiruar këtë ditë, jemi shkrirë për këtë ditë, kemi duruar dhe flijuar për këtë ditë, kemi fituar për këtë ditë", u shpreh presidenti Thaçi.

Duke folur për të ardhmen e vendit, presidenti i vendit tha se ka përfunduar një angazhim për të filluar një tjetër. Ai shtoi se puna për bërjen e shtetit ka përfunduar, por ka nisur puna për angazhimin që Kosova të jetë në NATO, në Bashkimin Evropian dhe për një Kosovë të ndërtuar mbi vlerat e parimit të lirisë, të barazisë, drejtësisë dhe të gjithëpërfshirjes.

Më pas, deputetëve dhe të pranishmëve u është drejtuar kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

"Është nder që t'iu drejtohem në këtë ceremoni shtetërore me rastin e përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës", tha në fillim të fjalës së tij, kryeministri i vendit Mustafa, duke shtuar se kjo ditë është kontribut i gjeneratave për të jetuar të lirë me të gjitha vendet e botës.

"Në këtë përvjetor u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e kanë dhënë jetën që në Kosovë sot të jetohet në liri", theksoi kryeministri Mustafa, duke kujtuar po ashtu edhe përpjekjet dhe angazhimin politik të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rogova.

Më pas, kryeministri i vendit vlerësoi se Kosova, në 9-vjetorin e pavarësisë së saj, është vend që prodhon paqe në Ballkan, ndërsa shtoi se në rast të provokimeve që cenojnë sovranitetin, Kosova vepron me maturi.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli,17 shkurtit e cilësoi datën më e madhe në historinë e popullit tonë, datë e cila ndanë epokat, që i jep kuptim të kaluarës dhe të ardhmes që Kosova ka përpara.

Në këtë ditë feste e gëzimi, vijoi kryeparlamentari Veseli, "ne kthejmë shikimin nga e kaluara, për të nderuar kujtimin e burrave dhe grave të Kosovës, që për një shekull rresht, nuk kursyen mundin dhe jetën për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë".

Në vazhdim, kryetari Veseli vlerësoi kontributin e atyre që ndihmuan në arritjen e aspiratave shtetërore të Kosovës.

"Në këtë ditë feste, bashkë me të gjithë qytetarët e Kosovës, ne shprehim nderimin dhe mirënjohjen për botën demokratike, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkimit Evropian, Shqipërinë dhe shtetet mike gjithandej botës. Janë këto shtete që mirëkuptuan dhe mbështetën në mënyrë vendimtare kauzën tonë të drejtë për liri, pavarësi dhe shtet", tha kryeparlamentari Veseli.

Kryeparlamentari Veseli, në vijim të fjalës së tij vuri në pah të arriturat e gjertanishme të vendit tonë, ndërkaq, solli në vëmendje edhe sfidat që na presin në procesin e shtetëndërtimit.

"Kemi ende shumë për të bërë në forcimin e shtetit ligjor, përmirësimin e klimës investive në vend, orientimin kah rinia, investimet në inovacion, në teknologjinë informative, në industrinë prodhuese dhe punësim. Do të veprojmë përmes politikave afirmative që do të ngritin imazhin e vendit në botën e jashtme dhe komunikimin më të mirë politik brenda. Është koha për një qasje të re mes nesh.

Kjo do të thotë të kemi më shumë afërsi me njëri-tjetrin dhe më shumë besim tek të tjerët", tha Kreu i Kuvendit Veseli, ndërsa, shprehu bindjen se shteti i Kosovës qëndron fuqishëm në orientimin e tij perëndimor, në identitet dhe vlera.

"113 shtete e kanë njohur sovranitetin tonë dhe kjo nuk është pak, kur kemi parasysh rrethanat e një bashkësie ndërkombëtare shumë komplekse dhe me plot kontradikta. Njohjet e shtetit tonë do të vazhdojnë", u shpreh kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Për nder të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi mbajti seancë solemnePër nder të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi mbajti seancë solemnePër nder të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi mbajti seancë solemnePër nder të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi mbajti seancë solemnePër nder të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi mbajti seancë solemnePër nder të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi mbajti seancë solemnePër nder të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi mbajti seancë solemnePër nder të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi mbajti seancë solemnePër nder të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi mbajti seancë solemnePër nder të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi mbajti seancë solemne