Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Hënë, 13.02.2017
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi Agim Çeku, nënkryetari i parë i Komisionit, u shqyrtuan këto tri projektligje: Projektligji nr. 05/L-130 për shërbimet, me amendamentet e Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Projektligjin nr. 05/L-122 për kontrollin e brendshëm të financave publike me amendamentet e Komisionit Funksional për mbikëqyrjen e financave publike, si dhe Projektligji nr. 05/L-134 për legalizimin e armëve, municionit dhe materialeve eksplozive, me amendamentet e Komisionit Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës.