Lajmet e fundit

Deklaratë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pas rrëzimit të murit në pjesën veriore të Mitrovicës

E Diel, 05.02.2017




Rrëzimi i murit në Mitrovicë është qëndrim yni se Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj.

Ky nuk ishte një veprim për politika ditore, por një përkushtim i palëkundur se Kosova është një dhe si e tillë ofron mundësi për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Muret i takojnë të së kaluarës, ndërsa Kosova është e drejtuar kah e ardhmja.

Qëndrimi im, që nga dita e parë, ka qenë se s'do ta shfrytëzojmë murin për retorika nacionaliste, por se ai do të largohet për shkak të qytetarëve tanë në jug dhe në veri.

Rrënimi i murit, në mënyrë krejtësisht të qetë, tregon sa i rëndësishëm është dialogu i brendshëm. Për këtë, jam i lumtur dhe kërkoj nga të gjithë qytetarët dhe faktori politik që të mos bien pre e asnjë provokimi e as nxitjeje.

 

Deklaratë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pas rrëzimit të murit në pjesën veriore të Mitrovicës