Lajmet e fundit

Veseli takoi senatoren Amy Klobuchar dhe republikanin David Beasley

E Enjte, 02.02.2017




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot takime të ndara me anëtarin e Partisë Republikane, David Beasley, i cili ka shërbyer si Guvernator i Karolinës së Jugut, si dhe anëtaren demokrate të Senatit, Amy Klobuchar.

Duke i falënderuar për mbështetjen e pakursyer dhe të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, kryetari Veseli i njoftoi ata me zhvillimet në vendin tonë, të arriturat por edhe sfidat me të cilat Kosova po përballet.

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-së, Veseli i cilësoi të shkëlqyeshme dhe të shtrira në të gjitha fushat.

Ai tha se politika amerikane ndaj Kosovës në dekadat e fundit ka qenë konsistente dhe e pandryshueshme, pavarësisht faktit se cila parti ka udhëhequr në Uashington.

Ish-guvernatori David Beasley dhe senatorja Amy Klobuchar, nga ana e tyre, u interesuan për një varg procesesh në vendin tonë, ndërsa konfirmuan vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kosovën edhe në të ardhmen.

 

Veseli takoi senatoren Amy Klobuchar dhe republikanin David Beasley Veseli takoi senatoren Amy Klobuchar dhe republikanin David Beasley Veseli takoi senatoren Amy Klobuchar dhe republikanin David Beasley Veseli takoi senatoren Amy Klobuchar dhe republikanin David Beasley