Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
E Marte, 24.01.2017
Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, i kryesuar nga kryetari i komisionit, Daut Haradinaj, u miratua raporti vjetor i punës së Komisionit, për vitin 2016, si dhe plani i punës së Komisionit për vitin 2017.
Komisioni po ashtu ka shqyrtuar dhe miratuar në parim edhe Projektligjin Nr.05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214. Ndërkaq, ka formuar edhe grupin e punës për Projektligjin për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.
Në vijim, Komisioni ka zhvilluar një takim me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, për të diskutuar lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.