Lajmet e fundit

Nga takimi i kryetarit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z.Qemajl Minxhozi

E Marte, 13.12.2016




Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, z. Muhamet Mustafa, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z.Qemajl Minxhozi.

Në këtë takim u diskutua lidhur me shkëmbimet tregtare në mes të dy vendeve, si dhe për shqetësimin e biznesit lidhur me barrierat doganore dhe fiskale që ushtrojnë të dy administratat.

Me këtë rast, kryetari Mustafa dhe ambasadori Minxhozi u dakorduan që pengesat që kanë bizneset duhet të evitohen dhe se të dy qeveritë duhet t'i heqin njëherë e përgjithmonë taksat e dyfishta dhe barrierat qoftë tarifore apo jo tarifore. Po ashtu, ata u pajtuan që së bashku të dy vendet të zhvillojnë projekte të përbashkëta në energji, si dhe në fushën e minierave dhe mineraleve.

Nga takimi i kryetarit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z.Qemajl Minxhozi