Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori hungarez flasin për projektet kapitale të Kosovës dhe për stadiumin e ri

E Enjte, 24.11.2016




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Markusz kanë bashkëbiseduar për kredinë e diskutuar më herët me autoritetet hungareze për projektet kapitale në Liqenin e Batllavës, për sistemin e ujitjes së tokave bujqësore dhe për ndërtimin e stadiumit për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Për formalizimin dhe realizimin e këtyre projekteve që kapin shumën prej dhjetëra miliona eurove, kryeparlamentari Veseli ka diskutuar me krerët më të lartë të Hungarisë gjatë vizitës zyrtare që ka pasur në Budapest këtë muaj.

Ambasadori hungarez në Kosovë e ka informuar kryeparlamentarin Veseli për ecurinë e këtyre projekteve.

Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Markusz theksuan se marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Hungarisë tashmë po hynë në një fazë të re dhe ato do të thellohem edhe më shumë në fushën e ekonomisë.

 

Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori hungarez flasin për projektet kapitale të Kosovës dhe për stadiumin e riKryeparlamentari Veseli dhe ambasadori hungarez flasin për projektet kapitale të Kosovës dhe për stadiumin e riKryeparlamentari Veseli dhe ambasadori hungarez flasin për projektet kapitale të Kosovës dhe për stadiumin e riKryeparlamentari Veseli dhe ambasadori hungarez flasin për projektet kapitale të Kosovës dhe për stadiumin e ri