Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
E Hënë, 21.11.2016
Propozimi i kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, që Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, të hiqet nga rendi i ditës dhe të shqyrtohet në një nga mbledhjet e radhës, bëri që përfaqësuesit e opozitës në Komision, të braktisin mbledhjen.
Kjo shkaktoi mungesë kuorumi dhe ndërprerjen e mbledhjes.
Në këtë mbledhje, ndërkaq, nuk ishin të pranishëm as përfaqësuesit e koalicionit qeverisës (PDK).