Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
E Mërkure, 26.10.2016
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, shqyrtoi në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë, si dhe Raportin me rekomandime në lidhje me procedurën e shqyrtimit të
Raportit Vjetor të Avokatit te Popullit, sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Pas diskutimeve, komisioni përkrahu Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë dhe i rekomandoi seancës miratimin e tij në parim.
Gjatë shqyrtimit të Raportit me rekomandime në lidhje me procedurën e shqyrtimit të Raportit Vjetor të Avokatit të Popullit, ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit për Legjislacion.
Gjatë diskutimit u vendos që të formohet një grup punues nga dy komisionet funksional, i cili do te merret më shqyrtimin e këtij raporti.