Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme

E Premte, 21.10.2016




Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në takimin e sotëm të kryesuar nga , Elmi Reçica, kryetar i komisionit , ka diskutuar lidhur me draft-Deklaratën e datës 18.10.2016, e dalë na takimi i Komisionit me kryerparlamentarin, Kadri Veseli.


Kryetari i Komisionit, Reçica, ka sqaruar se draft-Deklarata synon që të animojë vendet e BE-së që ta mbështesin liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e quajtur me interes për vendin dhe rrugën evropiane të Kosovës. Tekstin e propozuar ( me pesë paragrafe) e kanë vlerësuar si shumë të mirë edhe anëtarë të tjerë të Komisionet nga radhët e pozitës , si: Ismet Beqiri, Blerta Deliu- Kodra, Qerim Bajrami dhe Luljeta Veselaj- Gutaj.


Anëtarët e dy partive opozitare (AAK dhe NISMA), që kanë marrë pjesë në takimin e 18 tetorit me kryeparlamentarin Veseli,zotërinjtë: Pal Lekaj dhe Zafir Berisha, kishin sjellë nga një version të ndryshuar she të plotësuar të Deklaratës, duke insistuar që në tekstin e saj doemos të futet rishikimi i gjithë procesit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke u theksuar shprehimisht se kontesti duhet të zgjidhet me mjete diplomatike, pa u dëmtuar integriteti territorial i asnjërit vend.


Se demarkacionit duhet të rifillojë nga pika zero është angazhuar edhe përfaqësuesja e VV-së, Aida Dërguti, e cila vinte në takim në vend të znj. Puhie Demaku, e cila ndodhet jashtë vendit. Ajo ka insistuar që në deklaratë të precizohet që: "palët pajtohen që shqyrtimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi të bëhet në përputhje me parimin e të drejtës ndërkombëtare, integritetin territorial të Kosovës dhe ligjeve të Kosovës.." Ajo ndërkaq këtë nismë për deklaratë e ka quajtur të duplifikuar, pasi ka kohë që Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave po merret për gjetjen e zgjidhjes për arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi.

Duke mos arritur konsenzuesin e pritur për kalimin e tekstit të propozuar të deklaratës ( nga takimi i 18 tetorit), është vendosur që ajo bashkë me vërejtjet dhe propozimet e përfaqësuesve të opozitës t'i përcillet Kryesisë së Kuvendit, që ajo ta harmonizojë draftin final të deklaratës, të cilën do t'ia propozojë Kuvendit për miratim në seancë plenare.

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme