Lajmet e fundit
Më 22-24 tetor mbahet Seminari i 93-të ROSE-ROTH i Asamblesë Parlamentare të NATO-s
E Premte, 21.10.2016
Nesër, më 22 tetor, në Prishtinë fillon punimet Seminari i 93-të ROSE-ROTH i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në të cilin pritet të jenë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë gati 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.
Vendi: Salla "Dyar Conference", në Hotelin "Swiss Diamond", Prishtinë
Ora: 8:50
Në takimin 3-ditor do të diskutohet për perspektivën e Kosovës në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe rolin evolues të NATO-s në rajon, që pason Samitin e Aleatëve të Krerëve të Shteteve dhe të Qeverive, të mbajtur në muajin korrik, në Varshavë.
Ligjvënësit e NATO-s do t'i shqyrtojnë zhvillimet politike, socio-ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë, perspektivat për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik rajonal, si dhe reagimin e Ballkanit Perëndimor ndaj sfidave që vijnë nga terrorizmi ndërkombëtar dhe menaxhimi i fluksit të migrimit nëpër Evropë.
Seminari është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, z. Xhavit Haliti, dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane.
Qëllimi kryesor i Seminareve Rose-Roth është që ta lehtësojë dialogun, që lidhet me çështjet e sigurisë rajonale, në mesin e ligjvënësve të NATO-s dhe vendeve partnere.
Për vëmendje:
Gazetarët, xhiruesit dhe fotografët, duhet të jenë në sallën e mbledhjeve deri në orën 8:20, për të kryer procedurat e verifikimit të akreditimit dhe për të marrë shenjat e duhura.
AGJENDA E TAKIMIT
E premte, 21 Tetor
Arritja e pjesëmarrësve
Transporti nga aeroporti i organizuar nga Kuvendi i Kosovës
Akomodimi Hoteli "Swiss Diamond"
Prishtinë - Sheshi Nëna Terezë
Vendi i mbajtjes së seminarit Salla "Dyar Conference", në Hotelin "Swiss Diamond"
Mbrëmja e lirë
E shtunë 22 Tetor
Regjistrimi
8:30 -9:10 Regjistrimi i pjesëmarrësve
9:10-9:15 Ulja e pjesëmarrësve neper vende
Dita e 1-rë
Hapja e sesionit
Moderator: Xhavit HALITI, Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s
9:15-9:20 Fjala e hapjes nga Xhavit HALITI, Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s
9:20-9:25 Fjalim mirëseardhës nga Ambasadori Jean-Hubert LEBET, Ambasada e Zvicrës në Kosovë
9:25-9:30 Fjala hyrëse nga Paolo ALLI, Nënkryetar i AP-së së NATO-s
9:30-9:45 Adresim nga Kadri VESELI, Kryetar i Kuvendit të Kosovës
9:45-10:05 Prezantimi kryesor nga Natalya APOSTOLOVA, Shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë / Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, do të flasë rreth Vlerësimit të perspektivës evropiane të Kosovës
10:05-10:45 Diskutim
10:45-11:00 Pauza e kafesë
SESION I Integrimi Evropian dhe Procesi i Reformës
Sesioni do të shqyrtojë procesin e reformave të Kosovës, për një numër çështjesh të cilat janë thelbësore për integrimin e saj Evropian. Panelistët do t'i trajtojnë zhvillimet aktuale politike, në mënyrë të veçantë, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe sfidat e brendshme politike; sundimin e ligjit; reformat në administratën publike; si dhe të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve.
Moderator: Elmi REÇICA, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Kuvendi i Kosovës
11:00-11:15 Alexandra PAPADOPOULOU, Shefe e EULEX-it Kosovë, do të flas për Vlerësimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë
11:15-11:30 Jean BRAATHU , Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, do të flasë për rritjen e efikasitetit të institucioneve të Kosovës
11:30-11:45 Ariana QOSAJ MUSTAFA, Drejtoreshë e programit dhe hulumtuese e lartë, Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), do të flasë mbi Sfidat Politike të Brendshme në Kosovë
11:45-12:30 Diskutim
SESION II Dialogu Beograd-Prishtinë: Lëvizja përtej rrugëve të bllokuara
Në këtë sesion, panelistët do të diskutojnë për progresin e dialogun të lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës. Zyrtarët do t'i drejtohet audiencës mbi përparimin në nivelin politik dhe në zbatimin e vendimeve të dakorduara. Përfaqësuesit e shoqërisë civile do t'i plotësojë këto pikëpamje. Panelistët do t'i shqyrtojnë arritjet, por gjithashtu do t'i analizojnë të bllokadat, siç janë sfidat në themelimin e Asociacionit / Komunitetit të komunave me shumicë serbe
Moderator: Frank van KAPPEN (Holanda), Zëvendës Kryesues i Komisionit të AP-së së NATO-s për Ekonomi dhe Siguri
14:30-14:45 Edita TAHIRI, Ministresh pa portofolio, e ngarkuar për dialogun me Beogradin, Kosovë, do të flasë për Dialogun Beograd-Prishtinë: Nga pikëpamja e Prishtinës,
14:45-15:30 Diskutim
15:30 - 16:00 Pauza e kafesë
16:00-16:15 Safet GËRXHALIU, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës , do të flasë për mënyrën e si ta bëjmë dialogun Beograd-Prishtinë të funksionoj për Zhvillimin Ekonomi
16:15-16:30 Marko CADEZ, Kryetari i Dhomës Serbe të Tregtisë dhe Industrisë, do të flasë për mënyrën e si ta bëjmë dialogun Beograd-Prishtinë të funksionoj për Zhvillimin Ekonomi
16:30-16:45 Dusan RADAKOVIC, Qendra Mbështetëse për Kulturë Demokratike, do të flasë për mbikëqyrjen qytetare dhe mbështetjen e dialogut Beograd-Prishtinë
16:45 -17:30 Diskutim
E diel 23 Tetor
Dita e 2-të
Hapja e sesionit
Mikpritja nga Xhavit HALITI, Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Shef i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s
9:15-9:30 Hashim THACI, President i Kosovës
SESIONI III E ardhmja e NATO-s në Ballkanin Perëndimor
Në Dhjetor, të vitit 2015, Aleatët ftuan Malin e Zi për t'u bashkuar NATO-s. Në këtë sesion panelistët do ta analizojnë të ardhmen e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, pas këtij hapi historik; si dhe rolin e NATO-s si një ofrues i sigurisë; do t'i analizojnë kontributet e saj për stabilizimin e rajonit; dhe partneritetet e saja individuale. Ata gjithashtu do t'i shqyrtojnë mundësitë e plotësimit të përpjekjeve të BE-së dhe NATO-s, si dhe do ta analizojnë bashkëpunimin NATO-BE në rajon.
Moderator: Pandeli Majko, kryesues i delegacionit shqiptar në AP të NATO-s
9:30-9:40 Major Gjeneral Giovanni FUNGO Komandant i KFOR-it, Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR), do të flasë për KFOR-in: Mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë
9:40- 9:50 Gjeneral Dietmar MOSMANN, Drejtor, Këshilltar i NATO-s dhe Ekipit Ndërlidhës (NALT), do të flasë për Këshillimin dhe mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
9:50-10:00 Ambasadori Greg DELAWIE, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, do të flasë për: NATO-n në Ballkanin Perëndimor: Sot dhe Nesër: Nga pikëpamja e Shteteve të Bashkuara
10:00- 10:10 Ambasadori Istvan GYARMATI, Kryetar i Qendrës Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik, Hungari, do të flasë për NATO-n në Ballkanin Perëndimor: Si të mbështetet një rajon i lirë dhe në paqe
10:10-11:00 Diskutim
11:00-11:15 Pauza e kafesë
SESIONI IV Reformat në sektorin e sigurisë në Kosovë
Në këtë sesion, panelistët do ta shqyrtojë progresin në reformën e sektorit të sigurisë në Kosovë, dhe do të reflektojnë mbi rëndësinë e forcimit të mekanizmave të llogaridhënies, në funksion të transferimit të ardhshëm të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një strukturë tradicionale ushtarake. Përpjekjet e fundit të bëra në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe të NATOs do të jenë të theksuara, të tilla si krijimi i Planit të parë Integritetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe përpjekjet për ta forcuar integrimin gjinor në Sektorin e Sigurisë së Kosovës.
Moderator: Antje FRITZ, Zëvendës Shefe e Operacioneve në Evropën Juglindore, Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF)
11:15-11:30 Haki DEMOLLI, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës), do të flasë për
Statusi i Qeverisjes së Sektorit të Sigurisë në Kosovë me fokus të veçantë në rolin e FSK-së dhe Mbikëqyrjen e saj
11:30-11:45 Ganimete MUSLIU, Anëtare e Komisionit, të Kuvendit të Kosovës, për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcave të Sigurisë të Kosovë, do të flasë për Integrimi gjinor në Sektorin e Sigurisë së Kosovës
11:45-12:00 Besfort Rrecaj Profesor, Departamenti Juridik , Universiteti i Prishtinës, kryetar i Shoqatës euro-atlantike të Kosovës, mbi Perspektivat për Reformën e Sektorit të Sigurisë në Kosovë me qëllim të caktuar për Orientimin e Kosovës drejt NATO-s
12:00-12:45 Diskutim
SESIONI V Një agjendë për zhvillimin rajonal
Ky Sesion do të përqendrohet në nevojën për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor duhet t'i trajtojë rrënjësisht sfidat e mëdha ekonomike, si në aspektin e dobësive të brendshme, ashtu edhe në aspektin e pengesave rajonale ekonomike. Panelistët do të diskutojnë se si vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t'i adresojnë sfidat në zhvillimin e tregjeve vendore tërësisht funksionale, por edhe se si investimet e jashtme mund të ndihmojë në nxitjen e rritjes ekonomike dhe rrënimin e barrierave apo pengesave.
Moderator: Muhamet MUSTAFA, Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Kuvendi i Kosovës
14:45-15:00 Gazmend Turdiu, Zëvendës Sekretar i Përgjithshme, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, do të flasë për Bashkëpunimin Ekonomik në Ballkanin Perëndimor: Të arriturat dhe Rruga përpara
15:00-15:15 Matteo RIVELLINI, Udhëheqës i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, Banka Evropiane e Investimeve, do të flasë për rolin e investimeve ekonomike në Ballkanin Perëndimor
15:15-16:00 Diskutim
16:00-16:15 Pauza e kafesë
SESIONI VI Ballkani Perëndimor dhe Sfidat e Migracionit
Evropa përballet me një sfidë monumentale të migrimit. Në njërën anë, refugjatët nga konfliktet të cilat po zhvillohen në vendet fqinje të Evropës po ikin, në një numër të paparë, kurse në anën tjetër, migrimi ekonomik, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti, paraqet sfida të mëtejshme për Evropën. Ndërsa "Rruga e Ballkanit Perëndimor", ka qenë e qetë kohët e fundit, ky sesion do t'i trajtojë mundësitë e përmirësimit të menaxhimit të migrimit dhe fluksit të refugjatëve, dhe ofrimit të kujdesit për refugjatët në Ballkanin Perëndimor.
Moderator: Menno KNIP (Holanda), Kryetar i Nën-Komisionit të AP-së së NATO-s për Marrëdhënie Ekonomike Transatlantike
16:15-16:30 Xhavit HALITI, Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s do të flasë për Përpjekjet për t'i trajtuar flukset e Migrimit nga Kosova
16:30-16:45 Susin PARK, Zëvendës Përfaqësuese Rajonale, Përfaqësimi rajonal i UNHCR-it për Evropën Juglindore, do të flasë për Perspektivën Rajonale të krizës së azilit / migrimit në Ballkan
16:45-17:00 Luigi ACHILLI, Hulumtues në Qendrën Robert Schuman për Studime të Avancuara, do të flasë për Sfidën e Migracionit, Ballkanin Perëndimor, dhe rrugën drejt zgjidhjes evropiane
17:00-17:45 Diskutim
E hënë 24 Tetor
Dita e 3-të Hapja e sesionit
Mikpritja nga Xhavit HALITI, Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Shef i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s
9:30-9:45 Isa MUSTAFA, Kryeministër i Kosovës
SESSION VII Parandalimi i radikalizmit dhe Luftimi i Terrorizmit
Rritja e ISIS-it i ka krijuar zonës Euro-Atlantike sfida të ripërtërira, për parandalimin e radikalizmit dhe luftimin e terrorizmit. Qeveritë e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar politikat strikte viza vi luftëtarëve të dyshuar të huaj, por më shumë duhet të bëhet për t'i kuptuar motivet e tyre dhe procesin e radikalizmit të tyre. Prandaj është e rëndësishme të bëhet shkëmbimi i ekspertizës dhe praktikave më të mira. Panelistët, pra, do t'i paraqesin pikëpamjet e tyre mbi atë se si duhet trajtuar këtë sfidë në bazë të përvojave në Ballkanin Perëndimor.
Moderator: Bruno Vitorino (Portugalia), Zëvendës-kryetari i Komisionit të AP-së së NATO-s për Shkencë dhe Teknologji
9:45-10:00 Skender HYSENI, Ministër i Punëve të Brendshme, Kosovë, do të flasë për
Qasjen e Kosovës në parandalimin e radikalizmit dhe Luftimin e Terrorizmit
10:00-10:15 Abit HOXHA, Hulumtues i lartë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS), do të flasë për Radikalizmi në Kosovë: Pikëpamja e Shoqërisë Civile
10:15-10:30 Marija Ristic, Redaktore, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, do të flasë për Rritjen e ISIS-it dhe ndikimi i tij në Evropën Juglindore: Si të trajtohet radikalizmi dhe si të zhvillohen qasje të qëndrueshme kundër-terrorizmit
10:30-11:15 Diskutim
11:15-11:30 Vërejtjet përmbyllëse