Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim
E Mërkure, 19.10.2016
Anëtarët e Komisionit i dhanë mbështetje procedimit të mëtejmë, për miratim, të Projektligjit nr. 04/L-101 për efikasitetin e energjisë në objekte, si dhe i dhanë mbështetje një iniciative për legjislacion.
Në mbledhjen e sotme, Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, të cilin e Kryesoj z. Agim Çeku, nënkryetar i parë i Komisionit, është shqyrtuar një Projektligj nr. 04/L-101 për efikasitetin e energjisë në objekte, me amendamentet e Komisionit funksional për bujqësi, si dhe ndërmarrjen e iniciativës legjislative të Komisionit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 03/L-064 për festat në Republikën e Kosovës.
Anëtarët e Komisionit kanë mbështetur, pa debat, procedimin e mëtejmë të Projektligjit nr. 04/L-101 për efikasitetin e energjisë në objekte, me amendamentet e Komisionit funksional për bujqësi.
Në vazhdim të mbledhjes, Veton Berisha, anëtarë i Komisionit, duke u mbështetur në Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për festa zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe në Rregulloren e punës së Kuvendit, inicioi që në Republikën e Kosovës si Ditë e Egjiptianëve të festohet 24. Qershori. Këtë iniciativë, anëtarët e Komisionit, e miratuan njëzëri dhe në vazhdim formuan grupin punues prej 3 anëtarëve i cili do të trajtojë të njëjtën në bazë të legjislacionit në fuqi dhe do ia dorëzoi Qeverisë së Kosovës si dokument zyrtarë për miratim.