Lajmet e fundit

Kryetari Veseli pret në takim njoftues ambasadorin e ri të Zvicrës

E Hënë, 17.10.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet.


Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës deh Zvicrës.


Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar ambasadorin Jean-Hubert Lebet për përkrahjen e vazhdueshme që shteti zviceran ka dhënë dhe po jep për Kosovën.


Veseli tha se Institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë.


"Kosova ka nevojë që investitorë zviceran të vijnë më shumë dhe të investojnë në fusha të ndryshme. Presim që një gjë e tillë të ndodhë sa më parë", tha ndër të tjera kryeparlamentari Veseli.


Kryetari Veseli po ashtu ka diskutuar me ambasadorin zviceran për fushën e sundimit të ligjit, duke shprehur kështu përkushtimin e institucioneve për luftë më të rreptë ndaj dukurive negative.


Nga ana e tij, ambasadori i ri zviceran Jean-Hubert Lebet, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen. Ai e ritheksoi qëndrimin e shtetit zviceran në mbështetje të Republikës së Kosovës.


Ai tha se shteti zviceran do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Kryetari Veseli pret në takim njoftues ambasadorin e ri të ZvicrësKryetari Veseli pret në takim njoftues ambasadorin e ri të ZvicrësKryetari Veseli pret në takim njoftues ambasadorin e ri të Zvicrës