Lajmet e fundit
Nga dëgjim publik i në Komisioni për Arsim ........
E Mërkure, 12.10.2016
Komisioni për Arsim, Shkencë , Teknologji , Kulturë, Rini dhe Sport , mbajti sot, dëgjim publik të udhëhequr nga NaitHasani , kryetar, lidhur më projektligjin nr.05/L-114 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të Ministrisë së Arsimit , Inspektorë të arsimit të Kosovës , përfaqësues të drejtorive të arsimit nga komuna të ndryshme, përfaqësues të GIZ-it , ekspert të jashtëm për cilësi të arsimit, etj .
Takimin e hapi kryetari Hasani , duke thënë se ky projektligj , i cili ka ardhur nga MASHT, ka kaluar në lexim të parë, por Komisioni për Arsim e ka parë të rëndësishme që lidhur me këtë projektligj ta organizojë një dëgjim publik, për të qenë më transparent,. Ai ka theksuar se mëtohet që të merren opinionet e te gjithë akterëve që bien në fushëveprimtarinë e Komisionit për arsim , në mënyrë që të t'i kontribuojmë arsimit tonë sa më cilësor.
Gjatë debatit përfaqësuesit e DKA-së dhe të inspektoratit të arsimit, lidhur me këtë projektligj dhanë propozime për ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për Inspektoriatin e Arsimit.
U vendos që projektligji t' i rekomandohet Kuvendit për shqyrtim të dytë dhe miratim përfundimtar.