Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Arsim ..
E Hënë, 10.10.2016
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, mbajti sot takimin e radhës, të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar, për të diskutuar lidhur me raportin, për projektligjin nr. 05/L-066 për profesionet e rregulluara .
Kryetari Hasani , para anëtarëve të komisionit paraqiti raportin me rekomandime, për Projektligjin për Profesione e Rregulluara, në mënyrë që të nxirren formulime sa më cilësore për amendamentet e propozuara (15 sish ).
Pas ndryshimit në formulim të disa amendamenteve, komisioni, i rekomandoi Kuvendit që projektligji të procedohet për shqyrtim të dytë dhe miratim në seancën plenare.
Gjatë diskutimit në takim, anëtaret nga opozita , kërkuan që raporti i Këshillit për trashëgimi kulturore të analizohet, duke kërkuar që në një takim të ardhshëm të komisionit të ftohën përfaqësuesit e këtij këshilli që të raportojnë në komisionin për Arsim.
Anëtarët e komisionit kërkuan që të përmirësohen kurrikulat duke e ftuar ministrin, Bajrami që në fillim të javës së ardhshme të raportoj në komision për kurrikulat e planifikuara.