Lajmet e fundit

Kryetari Veseli mori pjesë në përurimin e fabrikës së brumërave “Orex” në Ferizaj

E Hënë, 10.10.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të fabrikës së brumërave "Orex" në Ferizaj.


Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se Ferizaj po përçon mesazhin se si zhvillohet vendi ynë, nëpërmjet hapjes së bizneseve të vogla, të cilat janë duke krijuar vende të reja pune. Duke konfirmuar përkrahjen ndaj këtyre bizneseve, kreu i Kuvendit tha se prioriteti më i madh i institucioneve të Republikës së Kosovës, sot është zhvillimi ekonomik dhe punësimi i qytetarëve.


"Si institucioneve, qoftë nga niveli qendror, qoftë nga ai lokal, do të punojmë bashkërisht që të lehtësojmë sa më shumë punën e këtyre njerëzve, të cilët po përpiqen, me shumë peripeci, të hapin vende të lira pune dhe të rrisin prodhimin vendor", theksoi kryeparlamentari Veseli.


Duke falënderuar pronarët e fabrikës për lajmin e mirë që numri i punëtorëve të saj do të rritet vit pas viti, kryetari Veseli inkurajoi ata që të vazhdojnë më punë dhe biznesin e tyre. Veseli konfirmoi se do të punohet që kamatat e kredive të ulen, duke u mundësuar investitorëve vendorë dhe atyre jashtë vendit, që të vijnë dhe investojnë në Kosovës, ndërsa bizneseve aktuale, t'i zhvillojnë edhe më tej ato.


Pronari i fabrikës, Elmaz Çoçaj, nga ana e tij, bëri të ditur se aktualisht kjo fabrikë ka 30 punëtorë, ndërsa pretendon që brenda tri viteve ky numër të arrijë në 200.

Kryetari Veseli mori pjesë në përurimin e fabrikës së brumërave “Orex” në FerizajKryetari Veseli mori pjesë në përurimin e fabrikës së brumërave “Orex” në FerizajKryetari Veseli mori pjesë në përurimin e fabrikës së brumërave “Orex” në FerizajKryetari Veseli mori pjesë në përurimin e fabrikës së brumërave “Orex” në FerizajKryetari Veseli mori pjesë në përurimin e fabrikës së brumërave “Orex” në Ferizaj