Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Premte, 07.10.2016




Pas miratimit në parim gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, të Projektligjit për Trepçën, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, mbajti një mbledhje, gjatë së cilës formuloi edhe amenadementet e këtij projektligji.


Pas formulimit dhe përkrahjes nga ana e anëtarëve të komisionit, ato u proceduan më pas në komisionet e përhershme: Komisionin për Buxhet Dhe Financa, Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, si dhe Komisionin për Integrime Evropiane.


Të gjitha këto komisione i përkrahën amenademntet e propozuara, të cilat, në formë raporti më pas, iu kthyen Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.


Raportin me rekomandime, ndërkaq, ky komision e shqyrtoi dhe e përkrahu në orët e vona të mbrëmjes, duke vendosur po ashtu që këtë projektligj ta procedojë në seancë plenare.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik... Komisioni për Zhvillim Ekonomik...