Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi shefen e EULEX-it, Papadopoulou dhe atë të OSBE-së, Braathu

E Mërkure, 05.10.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takime të veçanta shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou dhe atë të OSBE-së, Jan Braathu.


Në këto takime u diskutua për prioritetet parlamentare, agjendën legjislative, në veçanti për sundimin e ligjit dhe fuqizimin e shtetit ligjor.


Kryetari Veseli konfirmoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, si dhe realizimin sa më të shpejtë të liberalizimit të vizave, si prioritet nacional, me rëndësi të madhe për Kosovën, veçanërisht për të rinjtë e saj.


"Prioritet i përbashkët është angazhimi ynë për realizimin e agjendave euro-integruese", theksoi kryetari Veseli.


Znj. Alexandra Papadopoulou dhe z. Jan Braathu, ndërkaq, shprehën zotimin e misioneve që ata drejtojnë, për të vazhduar mbështetjen për institucionet e Kosovës brenda fushave të përgjegjësive të tyre ligjore.

Kryetari Veseli takoi shefen e EULEX-it, Papadopoulou dhe atë të OSBE-së, BraathuKryetari Veseli takoi shefen e EULEX-it, Papadopoulou dhe atë të OSBE-së, BraathuKryetari Veseli takoi shefen e EULEX-it, Papadopoulou dhe atë të OSBE-së, BraathuKryetari Veseli takoi shefen e EULEX-it, Papadopoulou dhe atë të OSBE-së, BraathuKryetari Veseli takoi shefen e EULEX-it, Papadopoulou dhe atë të OSBE-së, BraathuKryetari Veseli takoi shefen e EULEX-it, Papadopoulou dhe atë të OSBE-së, Braathu