Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 27.09.2016




Komisioni për të Drejtat e Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të cilin e kryesonte z.Agim Çeku, nënkryetar i parë i komisionit, ka mbajtur mbledhje në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte Raportimi lidhur me regjistrimin e kandidatëve të komuniteteve jo shumicë për afatin e parë dhe të dytë të regjistrimit në universitetet shtetërore, për vitin akademik 2016/17.

Në mbledhjen e përmendur përveç anëtarëve të komisionit, merrnin pjesë përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të kryesuar nga ministri Arsim Bajrami, përfaqësuesit e Rektoratit të kryesuar nga rektori i Universitetit "Hasan Prishtina" i Prishtinës, z.Marjan Demaj, përfaqësuesit e EU-së, OSBE-së, të Ambasadës Amerikane dhe të Zvicrës në Prishtinë, KDI-së dhe të Këshillit të komuniteteve në Zyrën e Kryetarit të Republikës së Kosovës.

Në fillim të mbledhjes së përmendur të Komisionit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Bajrami, mes të tjerash ka theksuar se në këtë vit për herë të parë kjo ministri ka lëshuar Udhëzimin administrativ lidhur me kuotën për regjistrimin e studentëve të komuniteteve jo shumicë në universitetet shtetërore për vitin akademik 2016/17.

Për studentët e komuniteteve jo shumicë Ministria ka mundësuar disa benificione siç është p.sh. kuota për regjistrim për 30%, ndërsa për studentët e Komunitetit shqiptar kuota kishte 40%. Njëkohësisht në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren me mësim në gjuhen Turke dhe Boshnjake është mundësuar që mësimi t`iu mundësohet, ndonëse nuk kanë tituj 3 Profesor doktor të rregullt në kuadrin arsimor dhe se në qendrën e studentëve në Prishtinë për studentë të komuniteteve jo shumicë janë ndarë gjithsejtë 500 vende për studentët e komuniteteve jo shumicë.

Në vazhdim të mbledhjes së përmendur të Komisionit, rektori i Universitetit "Hasan Prishtina" i Prishtinës, z.Marjan Demaj, ka theksuar se nga numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar, studentëve të komuniteteve jo shumicë iu përkasin 12% të vendeve, ndërsa nga ky numër 10% për studentë Turq, Boshnjak, Rom, Ashkali dhe të komuniteti Egjiptian dhe për herë të parë 1% për studentë Malazias dhe 1% për studentë të komunitetit Kroat. Në vazhdim rektori Demaj ka thënë se deri më tani janë mbajtur dy afate të regjistrimit dhe këto në muajin Qershor dhe Shtator dhe se për studentët e komuniteteve jo shumicë janë ndarë gjithsejtë 904 vende. Në këto dy afate të regjistrimit nga komunitetet jo shumicë janë paraqitur 224 studentë dhe se nga ky numër janë regjistruar në universitetet shtetërore gjithsejtë 127 studentë dhe se kanë mbetur të pa plotësuara gjithsejtë 777 vende. Gjithashtu në këto afate të regjistrimit studentët e komuniteteve jo shumicë kanë pasur rastin që të ju nënshtrohen testeve pranuese në gjuhen Turke dhe Boshnjake.

Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Komisionit, ministrit Bajrami dhe rektorit Demaj i kanë parashtruar pyetje të shumta dhe të cilat më të rëndësishmet kishin të bënin se a ka afat të tretë të regjistrimit për studentët e komuniteteve jo shumicë, duke pasur parasysh se kanë mbetur shumë vende të paplotësuara, sipas të cilave kritere janë verifikuar studentët se ju përkasin komuniteteve jo shumicë, për ç`arsye deri më tani në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren nuk është hapur katedra e Ekonomisë në gjuhën Boshnjake, etj.


Në fund të mbledhjes në pyetjet e parashtruara përgjigje të hollësishme kanë dhënë ministri Bajrami dhe rektori Demaj.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim