Lajmet e fundit

Dëgjimi publik i komisionit për të Drejtat e Njeriut , Barazi Gjinore...

E Marte, 27.09.2016




Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut , Barazi Gjinore , Persona të Pagjetur dhe Peticione , mbajti sot dëgjimin publik, lidhur me projektligjin për mbrojtjen e Fëmijëve.
Takimit të sotëm Iu përgjigjen , ministri i Ministrisë së Mirëqenies dhe Punës , Sociale ( MPMS ), Zyra e kryeministrit ( ZQM) , ndihmës së organizatave të shoqërive civile, që kontribuojnë në plotësimin e projektligjit për të drejtat e fëmijëve.


Takimi është kryesuar nga deputetja , Lirije Kajtazi , kryetare e komisionit për të Drejtat e Njeriut... , e cila e hapi diskutimin për të evidentuar mendimet e grupeve te interesit më qëllim të kompletimit sa më të mirë të këtij projektligji.


Pas prezantimit të qëllimit të takimit , kryesuesja e takimit zonja, Kajtazi , ja kaloi fjalën ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashit . Ministri, Abrashi , tha se divizioni i Punës Sociale e ka përgatitur raportin e punës për vitin 2015 në të gjitha komunat. Ai ka pohuar se , numri i fëmijëve të cilët , punojnë punë të rënda , dhe janë nën menaxhimin e shërbyesve civil është 149. Tutje , ai u është drejtuar të pranishmëve , duke kërkuar, bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet relevante që kanë të bëjnë me këtë projektligj , në mënyrë që përmes këtij ligji, t i ndihmojmë QPS-të Komunale. Ai , theksoi se , për të funksionuar ligji për fëmijët duhet të krijohet një grant specifik për zbatueshmërinë e shërbimit të fëmijëve.


Në këtë debat, të pranishmit kryesisht janë orientuar tek krijimi i një buxheti të veçantë për implementimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.


Anëtaret e komisionit , përfaqësuesit e ministrisë së Shëndetësisë , të Arsimit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile , kanë kërkuar që ligji të plotësohet me disa amandamentime, të mos mbetët vetëm i shkruar mirë ne letra , përderisa nuk zbatohet në praktikë.


Si shumë e rëndësishme , nga pjesëmarrësit , është vlerësuar që , gjatë amendamentimit të gjendët forma e krijimit të një granti specifikë , në mënyrë që ligji të jetë i implementueshëm . Gjithashtu gjatë amendamentimit të definohet më qartë ndarja e përgjegjësive nder-institucionale për një ligj më funksional, si dhe, nxjerrja e amendamenteve më kohë.

Dëgjimi publik i komisionit për të Drejtat e Njeriut , Barazi Gjinore...Dëgjimi publik i komisionit për të Drejtat e Njeriut , Barazi Gjinore...