Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ngushëllon familjen Gjergji, për vdekjen e don Gjergj Gjergjit

E Diel, 25.09.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Gjergji, për vdekjen e don Gjergj Gjergjit.


"Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e klerikut të nderuar don Gjergj Gjergji. Në emër të Kuvendit të Kosovës i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve të tij. Ngushëllime Ipeshkvisë së Kosovës, ku don Gjergji shërbeu me devotshmëri shpirtërore dhe atdhetare, duke ecur nëpër rrugën e trasuar nga figurat e mëdha të Kosovës, si Pjetër Bogdani, Shtjefen Gjeqovi e Nëna Terezë", thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ngushëllon familjen Gjergji, për vdekjen e don Gjergj Gjergjit