Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli priti në takim udhëheqësit e Bujanocit dhe Preshevës

E Premte, 23.09.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takime të veçanta, përfaqësuesit politik e institucional të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliun - kryetar i Këshillit Kombëtar dhe kryetar i Asamblesë komunale në Bujanoc, Shaip Kamberin - kryetar i komunës së Bujanocit, Shqipërim Arifin - kryetari komunës së Preshevës dhe Znj. Ardita Sinanin - kryetare e Kuvendit komunal të Preshevës.


Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Luginën e Preshevës dhe gjendjen e shqiptarëve atje, për të drejtat e njeriut, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.


Kryetari Veseli i siguroi përfaqësuesit institucional të Luginës së Preshevës se nuk do të mungojë përkrahja e institucioneve të Kosovës për qytetarët në Luginë, por kërkoi që ata të jenë unik sa i takon çështjeve madhore të Luginës.


Përfaqësuesit institucional të Luginës së Preshevës, e falënderuan kryekuvendarin Veseli për takimin, duke theksuar se uniteti brenda partive politike është në nivel, por theksuan vështirësitë me të cilat përballen shqiptarët e kësaj ane, në veçanti shprehen brengat e tyre rreth zhvillimit ekonomik.


Ata theksuan mungesën e investimeve që vështirësojnë ekzistencën e tyre në trojet e veta, në veçanti ato infrastrukturore, por edhe mosrespektimin e të drejtave e lirive të njeriut.


Kryeparlamentari Veseli shprehu gatishmërinë për të zhvilluar takime të rregullta me përfaqësuesit e Luginës, për të qenë vazhdimisht në dijeni rreth aktualitetit politik në Luginën e Preshevës.

Kryeparlamentari Veseli priti në takim udhëheqësit e Bujanocit dhe PreshevësKryeparlamentari Veseli priti në takim udhëheqësit e Bujanocit dhe PreshevësKryeparlamentari Veseli priti në takim udhëheqësit e Bujanocit dhe PreshevësKryeparlamentari Veseli priti në takim udhëheqësit e Bujanocit dhe Preshevës