Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...
E Mërkure, 21.09.2016
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike , Qeverisje Lokale dhe Media , të kryesuar nga nënkryetari, Sadri Ferati, pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Raportit të Qeverisë së Kosovës për gjendjen e Shërbimit civil të Republikës së Kosovës , për vitin 2015. Kjo çështje, ndërkaq, është shtyrë për mbledhjen e radhës, pas kërkesës së anëtarëve të komisionit, deputetë nga radhët e opozitës, që të trajtohet në prani të ministrit të Administratës Publike , Mahir Yagcilar.
Anëtarët e Komisionit kërkuan që ministri paraprakisht të raportojë për gjendjen e Shërbimit civil të Republikës së Kosovës , për vitin e shkuar.
Në takim është propozuar që edhe ministrja pa portofol, Edita Tahiri, të ftohet për raportim në Komision lidhur me çështjet e dialogut Kosovë-Serbi, që ka të bëjë me asociacionin e komunave me shumicë serbe.