Lajmet e fundit
Deputetja Emini priti në takim Henrik Nilsson, i ngarkuar me punë në ambasadën Suedeze
E Mërkure, 21.09.2016
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, priti sot në takim z. Henrik Nilsson, i ngarkuar me punë në Ambasaden Suedeze.
Në fillim të këtij takimi, z. Nilsson ka uruar kryetaren e këtij komisioni për marrjen e detyrës së re si Kryetare.
Ndërsa, kryetarja Emini ka falënderuar z. Nilsson për mbështetjen e Suedisë në procesin e integrimit evropian të Kosovës. Po ashtu, ajo ka njoftuar atë me punën e Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon Komisioni në realizimin e punës dhe detyrave që ka.
Me këtë rast, Nilsson ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të shtetit suedez për të mbështetur Kosovën në agjendën evropiane.
Gjithashtu, mes tjerash është diskutuar edhe për mundësinë e vazhdimit dhe rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen.