Lajmet e fundit

Delegacioni parlamentar i Kosovës në takimin ndërparlamentar në Beograd

E Marte, 20.09.2016




Delegacioni i Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për Integrime Europiane të kryesuar nga Njomza Emini, Donika Kadaj Bujupi, Bislim Zogaj dhe Kujtim Pacaku morën pjesë në Konferencën ndër-parlamentare për Mbikëqyrjen e fondeve të IPA-së me datë 16 shtator 2016 në Beograd.


Konferenca kishte për qëllim të dialogut me shtetet e Ballkanit Perëndimor për mbikëqyrjen e zbatimit të fondeve të ofruara nga Bashkimi Eeuropian, për modalitetet e dhënies për mbështetje, mundësitë e alokimit dhe planifikimet në kohë, mbi të gjitha për shmangien e parregullsive ligjore dhe shpenzimin e tyre në formën e rregullt.


Nga përfaqësuesit europian u potencua kërkesa e domosdoshme në përmirësimin e kapaciteteve instituionale duke pas parasysh se dallimet që ka IPA dhe kohrenca mes IPA II me Strategjinë për zgjerim, nevojiten struktura institucionale menaxhuese për zhvillim pasi që fondet IPA janë për këtë dhe duhet të përgatiten për fonde kohezive.


Bashkëpunimi Rajonal dhe fqinjësia e mirë vazhdon të mbetët parakusht për integrim europian e që nuk kufizohet vetëm në shtetet e rajonit por edhe më gjerë siç potencohet edhe ne strategjinë e RCC.


Delegacioni i Kosovës, iu adresua përfaqësuesëve të Parlamentit Europian me një sërë pyetje sa iu përket mbështetjes së dhënë për Kosovën e rajonin. Ndër të tjera Kryetarja e Komisionit për Integrime Europiane znj. Emini tha se Marrëveshje e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-se për Stabilizim Asociim mbetet hapi më i suksesshëm për Kosovën, por, në shumë iniciativa rajonale që janë instrumente europiane, mban akoma statusin e vëzhguesit, dhe në bazë të marrëveshjeve në Bruksel, nuk guxon të pengohet pjesëmarrja e Kosovës ( madje duhet të lobohet) që të jetë anëtare më të drejta të barabarta,A është bërë ndonjë matje sa i përket mbështetjes së Kosovës në këto iniciativa?

Duke pasur parasysh Raportin e progresit , ka ndonjë matje nëse orientimet e fondeve nga BE-ja janë të ndara sipas nevojës së shteteve?, ka pyetur Emini. Donika Kadaj shtoi se qeveri të cilat uzurpojnë territor dhe asete publike të një vendi tjetër, si Serbia në Kosovë, nuk mund te ndihmojnë as ne zhvillimin e sektorit të energjisë (projektet përkatëse) ,as në bashkëpunimin ndërkufitar,e atë rajonal.


Deputeti Kujtim Pacaku, nga Grupi 6+, iu adresua panelistëve për të diskutuar më në detaje sa i përket çështjes së përfaqësimit të minoritetit rom, ashkali dhe egjiptas në projektet e IPA-s, pasi komunitetet kanë nevojë për adresim dhe shkollim.


Takimet e radhës në nivel parlamentar do të mbahen në Prishtinë.

Delegacioni parlamentar i Kosovës në takimin ndërparlamentar në Beograd