Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion ...
E Marte, 20.09.2016
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, ka shqyrtuar sot propozimet për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga shoqëria civile. Me këtë rast, komisioni u dakordua që kandidatët : Naim Krasniqi, Ilir Dukolli dhe Shemsi Jashari, t'i procedohen Kuvendit për votim sipas ligjit.
Në vijim, Komisioni diskutoi edhe për planin e punës për sesionin vjeshtor, duke formuar kështu grupe pune për mbikëqyrje të zbatimit të ligjeve, që bien në fushëveprimin e komisionit. Ata u dakorduan që këto grupe pune të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre ligjeve: Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ndërkaq, lidhur me grupin punues i ngarkuar për mbikëqyrjen e Ligjit për deklarimin e pasurisë, u vendos që kjo çështje t'i bartet grupit punues për mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, ngase fillimisht duhet të mbikëqyret Ligji për Agjencinë.
Plani i punës së Komisionit u plotësua edhe me propozime që mbikëqyrja buxhetore e institucioneve që bien në fushëveprim të Komisionit të përfshihet në muajin tetor të këtij viti.