Lajmet e fundit
Deputetja Emini, priti udhëheqësen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova
E Hënë, 19.09.2016
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, takoi sot udhëheqësen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e uroi për detyrën e re.
Fillimisht, kryetarja Emini, e njoftoi znj. Apostolova lidhur me punën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Komisioni që ajo udhëheqë, si dhe angazhimet e parapara në agjendën e Komisionit lidhur me integrimet evropiane.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Apostolova, ndërkaq, nga ana e saj, e falënderoi për mundësin e realizimit të takimit, duke e siguruar për vazhdimin e përkrahjes së Zyrës që ajo drejton.