Lajmet e fundit
Nga Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim
E Hënë, 19.09.2016
Komisioni për te Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilin e kryesoi Jasmina Zhivkoviq, kryetare e Komisionit, mbajti sot mbledhjen në të cilën pika e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor.
Në këtë mbledhje , përveç anëtareve të Komisionit të pranishëm ishin dhe përfaqësuesit e OSBE-së, Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, Këshillit Konsultativ për Komunitete ne kuadër të Zyrës së Kryetarit të Republikës së Kosovës dhe KDI-së.
Në vazhdim të mbledhjes, anëtaret e Komisionit, pas një debati gjithëpërfshirës dhe me disa ndryshime dhe plotësime, e miratuan Planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor.