Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport

E Hënë, 19.09.2016




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi dhe përkrahu Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, i cili do të procedohet tutje për shqyrtim final në seancë plenare të Kuvendit. 

Është përkrahur në parim edhe Projektligji për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, ndërkaq, është shtyrë për mbledhjen e radhës shqyrtimi i Raportit me rekomandime i Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës.


Në fund të kësaj mbledhjeje, anëtarët e komisionit shprehën shqetësimin lidhur me parregullsitë që e kanë përcjellë fillimin e vitit të ri shkollor.


Lidhur me këtë, si dhe çështje të tjera të kësaj natyre, u vendos që të ftohet dhe të njoftojë ministri i ministrisë përkatëse.

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport