Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim Rural
E Mërkure, 14.09.2016
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis, Planifikim Hhapësinor dhe Zhvillim Rural të cilin e kryesoi kryetarja e këtij komisioni znja. Duda Balje, mbajti sot mbledhjën në të cilën si pikë kryesore të rendit të ditës kishte shqyrtimin e nismës së OJQ FIQ për mbledhjën të përbashkët lidhur me shpërnguljen e banorëve të Fshatit Hade, si dhe shqyrtimin e sëmundje problematike të gjedhit në Kosovë.
Në mbledhjën ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit t Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor në krye me sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie zotëri Arben Çitakun, Ombuspersoni i Kosova, zotëri Hilmi Jashari; kryetari i Komunës së Obiliqit, zotëri Xhafer Gashi; drejtori i KEK-ut, zotërti Arben Xhuka, drejtoresha e OJQ-së FIQ, Dajana Berisha, si dhe kryeshefi i Agjencisë Kosovare të Veterinarisë dhe Ushqimit zotëri Valdet Gjinovci, si dhe disa përfaqësues të Fshatit Hade.
Duke folur për zhvendosjen e banorëve të Fshatit Hade, drejtoresha e OJQ-së FIQ, Dajana Berisha theksoi se zhvendosja e banorëve të Fshatit Hade ka filluar qyshe n vitin e largët 2004 dhe se me këtë zhvendosje janë përfshirë 7.000 banor vendës, dhe se nga ajo kohë nuk është punuar diçka konkrete që tërë banorët e këtij Fshati të zhvendosen në lokacionin e ri, i cili është caktuar së bashku me Komunën e Obiliqit, KEK-un dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kështu që popullata e këtij vendi është lënë që edhe më tutje të jetojnë aty, ku ndotja e ajrit është mjaftë e lartë, sikurse edhe problemet ekonomike, sociale dhe ato të transportit të cilat janë shumë të theksuara.
Me konstatimet e zonjës Berisha u pajtuan disa përfaqësues të fshatit Hade të cilët gjithashtu kërkuan nga Qeveria dhe ministria përkatëse, KEK-u, si dhe nga Komuna e Obiliqit që sa më parë të gjendet mundësia që edhe ata banorë të cilët ende jetojnë në këtë fshat të zhvendosen sa më parë në lokacionin e ri i cili është caktuar nga organet kompetente. Për këtë u pajtua edhe kryetari i Komunës së Obiliqit zotëri Gashi, i cili theksoi se veç tjerash banorët e Hadës kanë edhe probleme me furnizimin e rregullt me rrymë elektrike, mungesën e ujit të pijshëm si dhe me disa probleme tjera që i përkasin një jete normale në këtë fshat.
Për këtë temë foli edhe drejtori i KEK-ut Arben XHuka i cili tha se nga viti 2009 nga ky fshat janë zhvendosur gjysma e banorëve të cilët kanë jetuar dhe punuar aty dhe se deri në vitin 2024 duhet që tërë banorët e Fshatit Hade të zhvendosen në lokalitetin ku është caktuar për ta.
Ndërkaq, Obuspersoni i Kosovës, zotëri Jashari theksoi se e drejt e secilit banor të Kosovës është që të kenë kushte të barabarta jetese dhe pune, të cilat duhet krijuar edhe banorëve të Fshatit Hade në mënyrë që ata të jetojnë dhe punojnë normalisht.
Pas diskutimit anëtarët e komisionit u pajtuan që sa më parë të formohet GP i cili do ta vizitojë Fshatin Hade dhe të informohet nga afër për tërë situatën në terren si dhe të paraqes raport lidhur me atë se çfarë hapash duhet marrë tutje për tejkalimin e kësaj situate.
Në pjesën tjetër të mbledhjën së komisionit, anëtarët dëgjuan raportin e Kryeshefit të Agjencisë Kosovare të Veterinarisë dhe Ushqimit zotëri Valdet Gjinovcit lidhur me sëmundjen problematike të gjedhit në Kosovë, me ç'rast ai shtoi se kjo sëmundje në territorin e Kosovës është paraqitur rreth tre muaj më parë dhe se nga kjo sëmundje janë infektuar rreth 600 krerë gjedhë, kurse kanë ngordhur rreth 185 sosh. Agjencia me ndihmën e Bashkësisë Evropiane deri tashti ka siguruar 25.000 vaksina kurse këto ditë nga bota e jashtme arrijnë edhe 235.000 vaksina. Sipas planit është paraparë vaksinimi i plotë i gjedhëve në Kosovë. Në fund të fjalës së tij zotëri Gjinovci tha se kjo sëmundje gjedhi nuk paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve, prandaj edhe mund ttë konsumohet lirisht mishi i gjedhit si dhe qumështi, madje edhe nga gjedhët e infektuar. Mirëpo, për shkaqe të një sigurie dhe kujdesi më të madh, megjithatë është e nevojshme që të vazhdohet edhe për dy vjetët e ardhme vaksinimi i gjedhit në tërë territorin e Kosovës.