Lajmet e fundit
Deputeti Berisha po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Berlin: Mbrojtja dhe promovimi i të drejtës së religjionit apo besimit
E Mërkure, 14.09.2016
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Berlin të Gjermanisë, me temën: Mbrojtja dhe promovimi i të drejtës së religjionit apo besimit, me pjesëmarrje të rreth 80 parlamentarëve nga 50 vende të ndryshme të botës dhe figurave të tjera ta njohura të politikës botërore.
Në konferencë po diskutohet për çështjen e të drejtave të fesë, të drejtave të minoriteteve dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi.
Kjo konferencë po mbahet në ambientet e Bundestagut Gjerman, nën organizimin CDU-së, Institutit Konrad-Adenauer Stiftung dhe dhe Panelit Ndërkombëtar të Parlamentarëve për Religjion apo Besim.