Lajmet e fundit

Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 14.09.2016




Mbledhja e sotme e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, e drejtuar nga Flora Bronvina, kryetare, kishte për objekt, veç pikave të zakonshme, takim me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësor dhe shqyrtimin e planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2016.

Përfaqësuesit e Odave të profesionistëve shëndetësor iu drejtuan Komisionit Parlamentare për zgjidhjen e një situate krejt absurd të krijuar prej tre vjetësh. Kemi bërë mbi 50-të kërkesa në Ministrinë e Shëndetësisë për funksionalizimin e Odave të profesionistëve shëndetësor dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Që prej tre vjetësh, Odat funksionojnë pa objekte, pa buxhet dhe pa asnjë lloj ndihme nga Ministria edhe pse ligji, për Odat e profesionistëve shëndetësor është miratuar. Nuk kërkojmë veçse zbatimin e Ligjit, për funksionalizimin e Odave të profesionistëve shëndetësor.


Deputetët të dakorduar potencuan përshpejtimin e procesit dhe thirrjen sa më shpejtë të ministrit të shëndetësisë në takim, për inicimin e zbatimit të ligjit.


Shqyrtimi planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor u la për tu zhvilluar mbledhjen e ardhshme.


Gjithashtu anëtarët e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale krijuan grupin prej tre anëtarësh lidhur me monitorimin marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG, për financimin e projektit të modernizimit të shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në QKUK.

 

Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale