Lajmet e fundit

Në vigjilje të 15 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë

E Marte, 13.09.2016




Në vigjilje të 15 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës, organizon konkurs për nxënësit e talentuar në pikturë të shkollave të mesme ( klasat: X, XI dhe XII) të shtatë qendrave rajonale: Prishtinë, Prizren, Pejë Gjilan, Ferizaj,Gjakovë dhe Mitrovicë, si dhe për nxënësit nga komuniteti serb të Komunës së Parteshit.
Në konkurs marrin pjesë 35 piktorë të rinj nga shkollat e mesme, ndërkaq do të shpërblehet tri punimet më të mira:


Vendi i parë: 300 euro;
Vendi i dytë : 250 euro;
Vendi i tretë : 200 euro.

Shpërblimet do të ndahen solemnisht të enjten, më 15shtator 2016, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

 

Në vigjilje të 15 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë