Lajmet e fundit
Deputetja Emini priti ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç
E Mërkure, 07.09.2016
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, ka pritur sot në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Në fillim të takimit, Emini, e falënderoi ambasadoren, Kiliç për përkrahjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në rrugën e saj të shtetformimit.
Ambasadorja Kiliç, nga ana e saj, premtoi se shteti i saj do të mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen.
Ajo vlerësoi se e ardhmja e Kosovës do të jetë në Bashkimin Evropian.