Lajmet e fundit

Deputetja Emini priti udhëheqësin e Misionit ndërlidhës të Sllovakisë në Kosovë, Batáry

E Marte, 06.09.2016




Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane , Njomza Emini, ka pritur sot z. L'ubomir Batáry - udhëheqës i Misionit së Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, me të cilin ka biseduar për aktivitetet dhe punën e Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.


z. L'ubomir Batáry, shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit me komisionin për procesin e integrimeve evropiane të vendit tonë.


Kryetarja e komisionit, Emini, falënderoi udhëheqësin e Misionit për takimin. Ajo e njoftoi atë për aktivitetet dhe punën e Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.


Znj. Emini e ka falënderuar z.Batáry për përkrahjen e Sllovakisë dhënë Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur gatishmërinë e saj dhe të komisionit të cilin e udhëheq, për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin në të ardhmen.


z. L'ubomir Batáry, e falënderoi deputeten Emini për pritjen dhe e informoi atë për prioritetet e Presidencës së BE-së e cila udhëhiqet tani nga Sllovakia. Ndërsa sa i përket politikës së zgjerimit tha vendi i tij ofron mbështetje për shtetet të cilat aspirojnë të integrohen në Bashkimin Evropian.


Po ashtu z. Batáry u shpreh i gatshëm për rritjen e bashkëpunimit, me komisionin, në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Deputetja Emini priti udhëheqësin e Misionit ndërlidhës të Sllovakisë në Kosovë, Batáry