Lajmet e fundit
Sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës ka përfunduar dje
E Premte, 02.09.2016
Në bazë të nenit 37, paragrafi 3 të Rregullores së Kuvendit, Sesioni pranveror i punimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës i ka përfunduar punimet me 1 shtator 2016.
Sesioni vjeshtor i fillon punimet të hënën e dytë të muajit shtator 2016.
Duke qenë se dita e hëne korrespondon me festën muslimane të Kurban Bajramit, Kuvendi i vazhdon aktivitetet ditën e Marte me 13 Shtator 2016.