Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës dënon sulmin në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala.

E Hënë, 29.08.2016




Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka dënuar sot ashpër sulmin e mbrëmshëm në oborrin e shtëpisë së drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala.


Në komunikatën e Kuvendit për këtë rast thuhet:

"Kuvendi i Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin me mjet shpërthyese në oborrin e shtëpisë së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Kuvendi fton organet e drejtësisë që përgjegjësit e këtij sulmi të sillen para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Hedhja e mjetit shpërthyes në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike.

Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në agjendën shtetërore, lirinë e mediave dhe debatin politik".

 

Kuvendi i Kosovës dënon sulmin në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala.