Lajmet e fundit
Në vigjilje të shenjtërimit të Nënës Terezë
E Premte, 26.08.2016
Për nder të 106 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe në vigjilje të shenjtërimit të saj, gratë deputete të Kuvendit të Kosovës po marrin pjese në manifestimet e shumta që po mbahen ne Shkup.
Deputetet e Parlamentit të Kosovës janë pritur nga koleget e tyre deputet në Parlamentin e Maqedonisë, me ç'rast kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek pllaka përkujtimore e Nënë Terezës.
Me pas deputete bashkë me zyrtare të institucioneve të Maqedonisë morën pjesë në hapjen e ekspozitës me veprimtari të Nënë Terezës, organizuar nga Instituti për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve ne Maqedoni.
Me këtë rast, kryetarja e GGD-së, Blerta Deliu Kodra, tha se në 106 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, si deputete dhe si shqiptare ndihen shume krenare që kultivojnë dhe bartim mesazhin dhe frymën e humanizmit dhe bamirësisë që kultivoi Nënë Tereza.
Deliu Kodra tha se deputetet u bënë pjesë e këtij aktiviteti për të filluar pikërisht nga Shkupi , për të festuar 106 vjetorin e lindjes e për të vazhduar me ceremoninë madhështore të shenjtërimit të saj.