Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takim lamtumirës me Samuel Zhbogar

E Enjte, 18.08.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim lamtumirës, ish shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Z. Samuel Zhbogar.


Z. Veseli e vlerësoi këtë takim përshëndetës si të veçantë, pas shumë viteve të bashkëpunimit të frytshëm. Me këtë rast, Z. Veseli vlerësoi po ashtu kontributin e Z. Zhbogar në rrugën euro-integruese të Republikës së Kosovës.


Në rrjetin social, Kryekuvendari Veseli ka shënuar:
"Takimi përshëndetës me Z. Zhbogar ishte i veçantë, pas viteve të tëra të bashkëpunimit. Ai po shkon në detyrë të re, ndërsa ne do ta kujtojmë për kontributin e tij në rrugën tonë euro-integruese. Puna, miqësia e tij dhe angazhimi për qytetarët e Kosovës, besojmë fort se nuk do të mungojë as në të ardhmen. Faleminderit, Sam".

Kryetari Veseli takim lamtumirës me Samuel ZhbogarKryetari Veseli takim lamtumirës me Samuel Zhbogar