Lajmet e fundit

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane priti ambasadorin e Italisë

E Mërkure, 10.08.2016




Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, ka pritur ambasadorin e ri të Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi.

Kryetarja Emini i uroi ambasadorit emërimin në Kosovë dhe falënderoi atë për takimin. Ajo e njoftoi ambasadorin edhe për aktivitetet dhe punën e Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Znj. Emini e ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Italisë dhënë Kosovës në shumë procese. Po ashtu ka shprehur gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimit, në të ardhmen, ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Italian në Prishtinë,. Piero Cristoforo Sardi, e falënderoi kryetaren për pritjen dhe u shpreh i gatshëm për rritjen e bashkëpunimit, me komisionin, në fushën e integrimit evropian të Kosovës.

 

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane priti ambasadorin e ItalisëKryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane priti ambasadorin e Italisë