Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës

E Mërkure, 10.08.2016




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën përcaktoi rendin e ditës për seancën plenare të Kuvendit, e cila do të mbahet më 1 shtator 2016, në orën 10:00.


Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të jetë:
Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kodin Telefonik Shtetëror të Republikës së Kosovës.


Në të njëjtën seancë është paraparë edhe interpelanca tjetër e e kryeministrit Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.


Në vazhdim do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Do të pasoi shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015, si dhe propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.


Në mbledhjen e sotme, Kryesia i shqyrtoi edhe kërkesa dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare është penguar përkohësisht për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës ( nga shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca), për të vazhduar pas gjysmë ore në një sallë tjetër të Kuvendit.

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së KosovësNga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së KosovësNga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së KosovësNga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës