Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Marte, 09.08.2016




Komisioni për Integrime Evropiane, i drejtuar nga Njomza Emini, kryetare e komisionit, u mblodh sot për shqyrtimin e dy projektligjeve me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Pas shqyrtimit të tyre dhe vlerësimit se ato nuk bien ndesh me legjislacionin e BE-së, Komisioni rekomandoi procedimin tutje në Kuvend të këtyre projektligjeve: Projektligjin Nr. 05/L-24 për Shërbimin Mjekësor Emergjent, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe Projektligjin Nr.05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

 

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane