Lajmet e fundit

Deputetja Emini priti ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas GNOCCHI

E Premte, 05.08.2016




Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Njomza Emini, ka pritur sot në takim z. Thomas GNOCCHI, ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë.


Fillimisht Kryetarja e Komisionit e falënderoi z. Gnocchi për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Zyra e BE-së Kosovës, gjegjësisht Parlamentit të Kosovës , në arritjen e objektivave në procesin e integrimit evropian.


Po ashtu e njoftoi për punën, të arriturat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen si Komision në përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e integrimit evropian në përgjithësi.


Ndërsa ushtruesi i detyrës i shefit të Zyrës së BE-së në Kosovës, Thomas Gnocchi, duke uruar kryetaren Emini për emërimin e saj, si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, theksoi se do të ketë përkrahje të plotë nga Bashkimi Evropian që sa më shpejtë të përmbushen të gjitha kriteret që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

Deputetja Emini priti ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas GNOCCHIDeputetja Emini priti ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas GNOCCHI