Lajmet e fundit
Sot mbahet Debati profesional-shkencor për çështjen e shënjimit të Kosovë-Mali i Zi
E Mërkure, 03.08.2016
Sot, më 3 Gusht 2016, mbahet debati profesional-shkencor mes Komisionit shtetëror për Shënjimin e kufirit dhe Grupit të njohësve që kanë kërkuar debatin për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e shënjimit të kufirit, Kosovë - Mali i Zi.
Koha: 10:00
Vendi: Salla N-409
Për vëmendje:
Të gjitha mediat e akredituara do të mund të marrin pamje në fillim të Debatit.
Për shkak të hapësirës së kufizuar në sallën ku mbahet debati, mediat që dëshirojnë ta transmetojnë drejtpërdrejt atë, do t'u mundësohet marrja e sinjalit pa logo nga regjia e Kuvendit në sallën e Seancave plenare.
Po ashtu, Sallat S1 dhe S2, do të jenë në shërbim të gazetarëve të tjerë, të cilët mund ta ndjekin debatin nëpërmjet televizorit.