Lajmet e fundit

Kryetari Veseli priti ambasadorin italian, Piero Cristoforo Sardi

E Marte, 02.08.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në angazhimin e tij diplomatik.


Kryetari Veseli çmoi lart kontributin e Italisë në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, ndërsa shfaqi besimin se bashkëpunimi dhe përkrahja italiane ndaj vendit tonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.


Kryetari i Kuvendit theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve mike në shumë segmente me interes reciprok, ndërsa potencoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar angazhimet në arritjen e aspiratave integruese euro-atlantike dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.


Ambasadori italian, Piero Cristoforo Sardi, nga ana e tij, shprehu kënaqësinë që do të drejtojë misionin diplomatik të Italisë në Kosovë, duke shfaqur shpresën që bashkëpunimi i konsoliduar midis Romës dhe Prishtinës zyrtare, do të forcohet dhe zgjerohet edhe më tej.


Ai konfirmoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit italian për Kosovën, si në aspekte të zhvillimit të brendshëm, ashtu edhe në integrimet euroatlantike.

Kryetari Veseli priti ambasadorin italian, Piero Cristoforo SardiKryetari Veseli priti ambasadorin italian, Piero Cristoforo SardiKryetari Veseli priti ambasadorin italian, Piero Cristoforo Sardi