Lajmet e fundit

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane priti ambasadorin e Republikës së Çekisë

E Marte, 26.07.2016




Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, priti ambasadorin e Republikës së Çekisë në Prishtinë z, Ivo Shilhaj ( Ivo Šilhavý), me të cilin bisedoi lidhur me punën e komisionit, të cilin e drejton, si dhe procesin e integrimit evropiane të Kosovës.


Znj. Emini ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Çekisë për Kosovën, duke e shprehur vullnetin për forcimin e bashkëpunimit edhe më të thellë , në të ardhmen , ndërmjet dy vendeve.


Ambasadori i Republikës së Çekisë në Prishtinë, z. Ivo Shilhaj, e falënderoi deputeten për pritjen dhe vlerësoi punën e komisionit, si dhe shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me komisionin parlamentar, në fushën e integrimit evropian të Kosovës.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane priti ambasadorin e Republikës së Çekisë