Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Enjte, 21.07.2016




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale kishte në shqyrtim kërkesën e Postës së Kosovës, që pagesa e skemave të asistencës sociale të bëhet përmes filialeve të Postës së Kosovës.

Kryeshefi i P K, Sejdi Hoxha theksoi se Posta e Kosovës ka shprehur interes që të shpërndajë skemën e asistencës sociale për familjet përfituese. Kemi pasur negociata me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe një draft marrëveshje e cila ka dështuar, nuk është nënshkruar. Realizimi i kësaj marrëveshje për familjet me asistencë sociale, pasi posta ka shtrirje në tërë Kosovën dhe ky shërbim do të jetë më i lirë se në bankat komerciale. Qeveria e Kosovës kursen rreth 63 mijë euro, ndërsa Posta si kompani publike do të fitonte rreth 500 mijë euro.

Të gjithë anëtarët e komisionit ishin të pajtimit që ky shërbim të realizohet përmes postës nëse ekzistojnë mundësitë ligjore të realizimit .

Gjithashtu u theksua se për këtë çështje do të diskutohet edhe me ministrin e Ministrisë së punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi.

Në takimin me ministrin Abrashi, komisioni kërkoi informim më të detajuar se përse ka dështuar arritja e marrëveshjes me Postën e Kosovës për shpërndarjen e ndihmave sociale.

Ministri Abrashi tha se personalisht, por edhe ministria që ai drejton kanë gatishmërinë e arritjes së një marrëveshje me Posten e Kosovës, por duhen përmbushur disa kushte ligjore. Për tu marrë më seriozisht me këtë çështje është formuar një komision teknik i përbërë nga disa institucione kompetente, i cili pas përfundimit të punës së këtij komisioni, ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të ndërmerr hapat e nevojshme.

Në fund të takimit anëtarët e komisionit vendosën që kjo çështje të diskutohet edhe me Ministrin e Financave dhe me Guvernatorin e Bankës Qendrore, e nëse është e nevojshme do të iniciohet debat edhe në Kuvendin e Kosovës .

 

 

 Nga mbledhja e Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale