Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik
E Marte, 19.07.2016
Komisioni për Zhvillim Ekonomik në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Raportin vjetor të punës për vitin 2015 të Autoritetit Rregullativ te Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Në emër të Autoritetit raportin e paraqiti (në pika të shkurta ) z.Kreshnik Gashi, kryetar, i cili iu përgjigj edhe interesimit të deputetëve.
Komisioni në fund e miratoi raportin me disa rekomandime shtesë.