Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Hënë, 18.07.2016
Mbledhja e sotme e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, e drejtuar nga Flora Brovina, kryetare, kishte për objekt shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe shqyrtimin e Projektligjit për shërbimin mjekësor emergjent.
Pas shqyrtimit të amendamenteve përkatëse të dy projektligjet me shumicë votash u miratuan, për tu proceduar më tej.
Pas miratimit të këtyre dy projektligjeve,deputeti Fikrim Damka , paraqiti dy kërkesa.
Së pari, deputeti Damka, kërkoi që pensionistëve t' iu krijohet mundësia që pensionet e tyre t'i tërheqin edhe nga Posta e Kosovës, sepse, sipas tij, ajo përveç se ofron çmimin më të lirë, shërbimi i saj është më pranë qytetarëve. Për të realizuar këtë, ai kërkoi që në Komision të zhvillohet debat, kërkesë e cila u pranua nga komisioni.
Ai po asht kërkoi përgatitjen dhe krijimin e një klime pozitive lidhur me rikthimin e Ligjit për marrëveshjen e kredisë Kosovë - Unikredit Bank Austria AG, për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invasive në QKUK.